Bashkimi Evropian do të heqë edhe Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE, sipas burimeve nga Këshilli Evropian.
Në listën e vendeve që nuk udhëtonin dot ishin edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut, për shkak të numrit në rritje të rasteve.
Por Gjermania, e cila ka presidencën e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, ka propozuar që bllokimi të bëhet dhe për Serbinë e Malin e Zi, sipas Reuters. Propozimi i Gjermanisë ka marrë mbështetjen e Francës, Spanjës dhe Holandës.
Lista mbetet një rekomandim, jo detyrim. Kjo bën që vendet e BE-së do të vendosin vetë nëse duan ta zbatojnë. Deri tani, masat janë marrë në mënyra të ndryshme, sipas vendeve përkatëse.
Dy vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i shtohen listës së vendeve të ndaluara për shkak të nivelit të lartë të përhapjes së virusit./euronews
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C