Rep-artistja e njohur, Doruntina Shala, e njohur si Tayna, ka dëshmuar tashmë se ka një vend të veçantë në industrinë muzikore.
Që nga paraqitja e saj me këngën ‘Columbiana’, reperja ka grumbulluar një numër të madh fansash, të cilët po e mbështesin në mënyrë të vazhdueshme.
Gjatë ditës së djeshme (e diel), ajo ka publikuar këngën e saj të radhës “Bass”, që e dolli në mënyrë të shkëlqyer artisten.
https://www.instagram.com/p/CClOPgBJau4/?utm_source=ig_embed
Përpos projektit, edhe në klip bukuroshja shqiptare është shfaqur unike në stil, ndërsa tregoi edhe disa lëvizje provokuese.
Vlen të përmendet se kënga është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj, pasi brenda një ditë ajo mori mbi një milion klikime në platformën YouTube.
Ndërsa po e shijon suksesin e tanishëm, Tayna së fundmi ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur ndërkombëtare “Sony Music”. /Telegrafi/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...