Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo nuk mendon të largohet nga Torino në merkaton verore të ardhshme.
Sipas Tuttosport, Ronaldo nuk do largohet nga “Zonja e Vjetër” për t’iu bashkuar PSG-së, në mënyrë që të thyejë rekordet me “Bianconerët”, transmeton portali arbresh.info.
Portugezit i kanë mbetur dy vite kontratë, derisa thuhet se mund t’i rinovohet edhe për disa vite.

Këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 28 gola në 28 ndeshje, ndërsa është lojtari i parë që shënon mbi 25 gola brenda një sezoni në 60 vitet e fundit te Juventus-i.
Ai këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 32 gola, derisa ka nevojë edhe për 19 tjerë që ta zërë sulmuesin e Bayern Munich-it, Robert Lewandowski, i cili shihet si favoriti kryesor për të fituar Këpucën e Artë./arbresh.info.
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...
Shqipëria rrit pagën bazë minimale
Zelensky: Ukraina do të përshpejtojë zhvarrosjen e viktimave...
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...