Pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale, për sa i përket përdorimit të maskës, kanë filluar të bëhen alarmante.
Ndër to janë: Maskat mund të rrisin rrezikun e kapjes së COVID-19, ato shtypin sistemin imunitar, ato mund të shtojnë presionin në gjakun tuaj; maska mund t’ju lë pa oksigjen.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto spekulime nuk janë të habitshme, pas shqetësimeve që maska të jetë e detyrueshme në transportin publik, ndërsa disa po kërkojnë që të njëjtat rregulla të zbatohen në dyqane.
Pas studimit që maskat zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të coronavirusit, profesori Venki Ramakrishnan, sugjeroi që mosbesimi i këtij rregulli është po aq anti-social, si konsumi i pijeve alkoolike gjatë vozitjes apo edhe vënia e rripit të sigurisë në veturë.
“Nëse të gjithë i bartim maskat, mund të mbrojmë vetveten”, thotë ai.
Mirëpo, skepticizmi publik qëndron ende. A ka ndonjë provë që bartja e maskës të jetë e dëmshme? Dhe a ekziston rreziku tek njerëzit që mund të kenë probleme me frymëmarrje?
Pretendimet apo kauzat për mos-bartjen e maskës janë të lidhura disa me grupe të krishtera të ekstremit të djathtë në SHBA, të cilët refuzojnë t’i bartin ato, madje ata kanë organizuar protesta për “të drejtën e tyre për të marrë frymë”.
Maskat N95 barten zakonisht nga kirurgë gjatë operacioneve, ndërsa ato gjenerojnë sasi të mëdha të grimcave të ajrit.
Spekulimet e tjera që lidhen me hipoksinë, ose zvogëlimin e konsumit të oksigjenit. Një studim thotë se mbajtja e këtyre maskave mund të zvogëlojë nivelet e oksigjenit, mirëpo kjo nuk shkaktohet nga bartja normale e maskave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se maskat të cilat mundësojnë lehtë frymëmarrjen e njeriut nuk do të çojnë në probleme shëndetësore.
Një tjetër pretendim që qarkulloi në medie sociale ishte se bartja e një maske mund t’ju infektojë me coronavirus. Mirëpo, epidemiologu Keith Neal nga Universiteti i Nottingham, thotë se kjo është e pakuptimtë.
“Maska ju mbron nga infektimi, nuk mund të sëmureni nëse veçse jeni prekur nga virusi”, thotë ai.
Sidoqoftë, një tjetër ekspert paralajmëron se është e rëndësishme që të pastroni maskën dhe ta përdorni vetëm një herë nëse maska është kirurgjikale.
“Grimcat mund të bllokohen në maskën e fytyrës, dhe mund të përhapet tek dikush tjetër nëse e bartni atë”, shton eksperti.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi