“As Zaevi e as të tjerët nuk do ta kenë kënaqësinë ta shohin BDI-në në opozitë. Do t’iu thahet gëzimi në buzë më 15 korrik”.
Këtë e tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për TV1, në lidhje me deklaratat e Zoran Zaevit, se BDI-ja do të shkojë në opozitë.
Sipas Ahmetit, të tjerët nuk duan që ta çojnë në opozitë BDI-në, por duan shqiptarët t’i çojnë në opozitë.
“Nuk është çështja BDI për ta çuar në opozitë, këta kërkojnë shqiptarët t’i çojnë në opozitë, akoma ëndërrojnë shqiptarët sharraxhi, akoma shqiptarët t’i shohin mbledhës të plehrave dhe jo në majë të pushtetit që kanë drejtuar me sukses për 18 vite”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Deklaratën për shkëmbim deputetësh të liderit të socialdemokratëve Zoran Zaev me Hristijan Mickoskin vetëm për të mos pranuar kushtëzime nga BDI për kryeministër shqiptar, Ahmeti e konsideron të rrezikshme dhe ndezje zjarri.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë