Nis Samiti i Parisit, por i mbyllur për media

10:56 | 10 Korrik 2020
M. A.

Ka nisur Samiti i Parisit i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media e kryeministrisë.

Por, burime të portalit arbresh thonë se takimi do të jetë i mbyllur për media, sepse është konfidencial.

Në këtë samit që po mbahet përmes një video konference do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

Tema kryesore e video-takimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe rinisja e negociatave në Bruksel.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën virtuale, e cila do të mbahet në orën 10:30, të organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale