Mbrëmë në Kosovë është shënuar rasti i parë që një foshnje e porsalindur ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci për arbresh.info tregon për gjendjen e foshnjës me Covid19.
Ai thotë gjendja e foshnjës është stabile dhe është në kujdes intensiv në hapësirën e veçantë në ekuvator.
“Foshnja ka lindur me datë 22 qershor ne Klinikën Gjinekologjike ndërsa foshnja është pranuar me 7 korrik dhe është testuar me test për virus dhe ka dalur pozitiv, gjithashtu edhe nëna e foshnjës është testuar dhe kanë dalur pozitiv. Për momentin foshnja është në gjendje stabile dhe është në kujdes intensiv në ekuvator hapësirën e veçantë që e kemi ndarë për këto foshnje në e, ne se kemi pritur qe do të ndodh që edhe një foshnje do të trajtohet nga ky virus”, ka thënë ai.
Ai tha se, simptomat e foshnjës ishin me temperaturë dhe probleme me frymarrje.
“Stafi infermieror dhe mjeket po kujdesen për foshnjën ne fillim foshnja ka pasur temperaturë dhe probleme me frymarrje”, ka thënë ai.
Kujtojmë se deri tani në Kosovë janë konfirmuar 4100 raste me Covid-19, derisa janë regjistruar edhe 86 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2063./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/274716027189786/
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë