Një 17 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë.
Sot rreth orës 05;40, në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë, gjegjësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal jashtë rruge dhe rrokulliset poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse vozitësi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalur mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë, thuhet në raportin e PK.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...
Aksident me fatalitet në Vlorë, dy të vdekur e një i lënduar...