Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe një vendim i cili përkrah fuqizimin e prodhuesve vendor e që ka të bëjë me uljen e normës së akcizës për lëngjet. Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah një vendim i tillë ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendor, e në veçanti të sektorit të lëngjeve, dhe është një ndihmesë shumë e madhe sidomos pas situatës së krijuar në sektorin e prodhimit pas pandemisë COVID19.

Pas shqyrtimit të kërkesave të prodhuesve, Ministria e Financave ka propozuar që lëngjet e caktuara, subjekt i shifrës 2202, të cilat kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045€ (katër cent e gjysmë) një litër, kjo normë e akcizës ulet në 0.005€ (gjysmë centi) për një litër. Ky propozim vendim i votuar sot nga Qeveria, hyn në fuqi në momentin kur njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Edhe njëherë prodhuesit vendor janë të kënaqur dhe shprehin falënderimin për përkrahjen e ofruar dhe shpresojnë që vendime të tilla të jenë shumë më të shpeshta dhe që kërkesat e tyre do të merren parasysh edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...