Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Në votim kanë marrë pjesë vetëm 75 deputetë.
“vetëm 75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, i kemi vetëm 75 vota për dhe nuk ka asnjë kundër apo abstenim. Konstatoj se kjo pikë nuk ka marrë kuorumin e mjaftueshëm dhe do të duhet të vazhdoj një ditë tjetër”, ka thënë ajo.
Ndryshe gjatë kësaj seance, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka propozuar që seancat të mbahen online.
“Para se të vazhdojmë më procesin e marrëveshjeve ndërkombëtare më lejoni që të njoftoj se përgjatë disa mbledhjeve të kryesisë e kam ngritur çështjen e mbajtjes së seancave online apo votimit elektronik nga distance. Rregullorja jonë për momentin këtë nuk e lejon dhe deri tani nuk kamë marrë përgjigje konkrete nga Grupet Parlamentare nëse kanë vullnet politik që të shkojmë me një amendament të tillë”, ka thënë Osmani.
Gjatë kësaj seance të Kuvendit të Kosovës në rend ditë janë edhe disa marrëveshje financiare ndërkombëtare.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...