Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci ka shpërndarë një video të protestave të mbrëmshme në Serbi, e cila ishte bërë nga Boris Malagurski, njëri ndër propaganduesit serb.
Malagurski, i cili ka postuar videon i ishte ndaluar hyrja në Kosovë, pasi konsiderohej nga autoritetet ndërkombëtare si “kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare”
“Propagandistit të Putinit dhe anti-Shqiptarit Boris Malagurski i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës para dy vjetëve në pikën kufitare në Jarinjë. Hyrja e Malagurskit në Kosovë konsiderohej nga autoritetet Kosovare “të jetë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhej në vendimin e lëshuar nga MPB në maj të vitit 2018.
Kujtojmë se protesta në Serbi filloi menjëherë pas shpalljes së masave të reja të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili njoftoi edhe shtetrrethim nga e premtja, në mënyrë që të ndalohet përhapja e COVID-19. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/malagurski/videos/196725468432732/UzpfSTc5NjM5NDU5NzoxMDE1ODM3NDE1ODEyNDU5OA/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...