Hoti thotë se Rakiq nuk iu referua si “Kosova dhe Metohija”

20:18 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar reaguar rreth deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit Goran Rakiq, për kufizimin e lëvizjes në katër komunat serbe.

Ani pse mbrëmë Lista Serbe u deklarua se qytetarët serbë në Kosovë zbatojnë ligjet e Aleksandar Vuçiqit, I pari I ekzekutivit thotë se në veri të vendit vlejnë vetëm ligjet e Kosovës, raporton arbresh.info

“Në komunat në veri të vendit vlen vetëm ligji i Kosovës dhe asnjë tjetër. Ne si Qeveri do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet, Policia e Kosovës zbaton vetëm vendime të Qeverisë dhe MPB-së të Kosovës, asnjë vendim tjetër”.

Ai po ashtu mohoi se Rakiq i është referuar  si “Kosova dhe Metohija”.

“Rakiq i përdor në zyrën e tij gjithë simbolet shtetërore, ashtu siç kanë qenë. Këtë mund ta verifikoni. Deklaratat e djeshme s’kanë qenë të Rakiqit. Ai është anëtar i Qeverisë së Kosovës dhe i nënshtrohet ligjeve të Kosovës. Kush s’i zbaton i bart pasojat”.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/581808566094838/

 

Shpërndaje në rrjete sociale