Partia Demokratike e Kosovës pasditen e së mërkurës ka mbajtur konferencë shtypi, ku ka treguar se janë dakorduar që si PDK, t’i votojnë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare në seancën e nesërme, të cilat kanë vlerën e më shumë se 300 milionë eurove.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Bedri Hamza, shkruan arbresh.info
Ai tha se kishte me qenë mirë që të bijë në kuvend edhe iniciativa e cila kanë propozuar ata si parti në përkrahje të bizneseve dhe kategorive të tjera
“Do i përkrahim këto marrëveshje pa kushtëzime, fatkeqësisht nuk kemi pasë qaje të duhur nga ana e qeverisë. Përveç gjendjes shëndetësore në vend, shqetësuese është edhe gjendja ekonomike dhe ne vlerësojmë se nëse nuk merren masat e duhura, kjo gjendje ekonomike vetëm se do të përkeqësohet”, tha Hamza.
“Presim që në Kuvend të vijnë edhe iniciativat ligjore, sepse bizneset kanë nevojë për përkrahje, familjet që kanë humb vendin e punës kanë nevojë, kategoritë në asistencë sociale kanë nevojë për përkrahje, po ashtu pensionistët, të jetë një pako gjithëpërfshirëse dhe të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha Hamza.
“As qeveria aktuale nuk e ka të qartë se sit ë veprohet me këtë situatë. Sot nuk e kanë efektin e njejt ekonomik e njëjta shumë e parave, e cila kishte me pas pot ë përkrhshin dhe të ketë vullnet politik. Top prioritet është interesi qytetarë I Kosovës. Edhe pse jemi opozitë do ti përkrahim me votë marrëveshjet financiare ndërkombëtare”, tha Hamza./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/271657624162008/
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...