15 milionë euro është fondi që Bashkimi Evropian ka vendosur në ndihmë të bizneseve të goditura nga pandemia COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Zyrës për Negocim dhe Zgjerim të BE-së, shuma do të ndahet për bizneset e vogla dhe të mesme.
“Më shumë lajme të mira për bizneset e vogla të mesme në Ballkanin Perëndimor. 15 milionë euro nga Bashkimi Evropian për bizneset e goditura nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, për të vijuar aktivitetin, për të qenë të qëndrueshëm dhe për të shkuar drejt rikuperimit”, thuhet në postimin e BE-së në Twitter.
‼️ More good news for #SMEs in the #WesternBalkans!
€15M from the??#EU for hard-hit businesses from ???????????? to keep afloat, strengthen resilience?& sow the seeds for a sustainable recovery.
More info➡️https://t.co/O1AQYkj9Nd#WeStandTogether pic.twitter.com/Gj7dmdNHDl
— EU NEAR?? (@eu_near) July 7, 2020
Kjo masë është pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike të BE-së prej 455 milionë euro në grante dhe 1.7 miliardë kredi me kushte preferenciale, të nisura në fillim të këtij viti për të mbështetur bizneset dhe investimet e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor në trajtimin e pandemisë COVID-19.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...