Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga LDK ditë më parë dolën pozitiv me coronavirus. Sot u konfirmua edhe ish ministri Lumir Abdixhiku.
Pasi kishin pasur kontakte me deputetët e LDK-së janë testuar të gjithë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).
Time Kadrijaj, deputete e AAK-së ka deklaruar për Reporteri.net se ajo dhe të gjithë kolegët e saj kanë dalë negativë.
“Po janë testuar 13 deputetët e AAK-së dhe që të gjithë kanë dal negativ ne testimin e tyre. Testimi është bërë për shkak të dyshimit se ata mund të jenë infektuar pasi që normalisht që kemi pas kontakt edhe më deputetët e LDK-së që kanë dal pozitiv” ka thënë Kadrijaj për Reporteri.net.
Ajo u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes dhe t’i zbatojnë rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.
Kujtojmë se dje katër persona vdiqën, kurse pozitivë me coronavirus dolën 195 persona.
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës