Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i lartë.
Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë informoi se janë regjistruar 120 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 7244.
Ndërsa sa i përket numrit të rasteve aktive, deri në ditën e sotme ai është 3569. Shkupi është i pari me më shumë raste aktive – 1941.
Pas kryeqytetit vijon Tetova me 373 raste aktive dhe Kumanova me 197.
Në vendin e katërt është Ohri me 180 raste dhe Struga e pesta me 173 raste aktive me coronavirus.
Në Gostivar raste aktive ka 103, në Dibër 64, ndërsa në Kërçovë 40.
Që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka bërë afërsisht 70 mijë teste për COVID-19, ndërsa mesatarisht 13 përqind prej tyre kanë rezultuar pozitiv./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...