Futja e familjarëve në dhomat e të prekurve me Covid 19 është e dënueshme

12:03 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

Të dielën arbresh.info ka raportuar për një rast të qëndrimit të familjarit të dhomën e pacientit të prekur me Covid 19 deri në vdekjen e këtij të fundit.

E për këtë ka reaguar dhe ish- drejtori i përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu.

Ai ka thënë se kjo është e dënueshme, shkruan arbresh.info.

“Është shume rigoroze kjo punë dhe menaxhimin e bënë drejtoresha e Klinikës Infektive. Prezenca e palëve në hapësirat ku trajtohen pacientët është e dënueshme. Për shkaqe të mos infektimit të stafit është që nga shkallët e jashtme të vizohen pacientët, jo përmes korridoreve apo hollëve”, ka thënë ai

Sejdiu ka shtuar se ‘“njerëzit që janë futur brenda dhomave janë burim i infeksionit dhe rrezikojnë vetën dhe të tjerët. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar ndihmë nga policia sepse është e pamundur që stafi mjekësor t’i monitoroj të gjithë”.

Ndryshe arbresh.info ka zhvilluar intervistë me djalin e një personi që ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai ka deklaruar se ka qëndruar në dhomë me babain.

“As mjekët nuk kanë shikuar, vet ja kam bë babës oksigjenin gati, vet krejt. Prej ditës parë që është shtri në Infektivë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Flet djali i pacientit që vdiq nga Covid-19: Kam qenë me të deri në momentin e fundit

Shpërndaje në rrjete sociale