Sulmuesit së Inter-it, Lautaro Martinez sot (e martë) i skadon klauzola e lirimit, andaj argjentinasi mund të mbetet në “San Siro”.
22-vjeçari që disa muaj kërkohet nga Barcelona, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje, ngase Inter-i do e lejojë të largohet vetëm nëse i paguhet klauzola e lirimit, transmeton portali arbresh.info.
Kjo klauzolë skadon sot, kurse “Neurazurët” ka refuzuar të gjitha mundësitë për ta shkëmbyer me ndonjë lojtar.

Thuhet se Barcelona nuk është mirë financiarisht dhe nuk mund të paguajë këtë vlerë të madhe.
Lautaro këtë sezon ka shënuar 17 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat./arbresh.info.
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...