
Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, speak during a press briefing with the coronavirus task force, at the White House, Monday, March 16, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Situata aktuale pandemike e COVID-19 në SHBA është me të vërtetë aspak e mirë, tha sot Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, ndërsa gjithnjë e më shumë shtete vazhdojnë të thyejnë rekordet e tyre për rastet e reja ditore të koronavirusit të ri.
“Është një situatë serioze së cilës duhet t’i adresohemi menjëherë”, tha ai në një bisedë me kreun e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Francis Collins.
“Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm ndaj pasojave serioze. Ata mund të sëmuren rëndë”, shtoi Fauci, duke theksuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë.
Ditët e fundit, rreth 14 shtete amerikane raportuan rekorde të reja dhe 250 000 njerëz janë testuar pozitivë deri më tani, vetëm në ditët e para të korrikut, sipas një raporti nga “The New York Times”./atsh/
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...