Massimiliano Allegri thotë se ai kishte kontakte me Real Madrid për t’u bërë trajner i tyre dy vjet më parë, por dëshironte të qëndronte besnik i Juventus.
Ish-shefi i Milanit kaloi pesë vjet të suksesshëm në krye te Juve para largimit të tij në fund të sezonit të kaluar.
Pasi Zinedine Zidane u largua nga Madridi pas sezonit 2017/18, klubi shkarkoi dy pasuesit e tij në një kohë të shkurtër, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari, transmeton lajmi.net.
Allegri ishte një nga opsionet e tjera të ndjekura nga klubi dhe italiani falënderoi presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për interesin e tij në atë kohë. Reali përfundimisht u kthye përsëri te Zidane në mars 2019.
“Dy vjet më parë, pati kontakte, por asgjë më shumë pasi unë kam pasur një kontratë me Juve”, i tha Allegri Marca për interesin e Los Blancos. “Për më tepër, unë kam pasur një angazhim të fortë moral ndaj klubit dhe tifozëve të Juves”.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...