Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka intervistuar sot kandidatët për rektor të Universitetit dhe me shumicë votash ka zgjedhur, Agron Bajraktarin.
Bajraktari është rizgjedhur rektor edhe për një mandat katër vjeçar në një konkurrencë prej pesë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar në bazë të konkursit të shpallur më datën 10.06.2020 për zgjedhjen e Rektorit të UShAF.
Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF katër vitet e kaluara, pra që nga themelimi i këtij Universiteti dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë.
UShAF me këtë rast ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në Universitet./arbresh.info/
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...