Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të rinisë këtë të diel.
Kjo është konfirmuar nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 12 korrik me ndërmjetësimin e Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Konfirmoj se këtë të diel, më 12 korrik, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE”, ka njoftuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Ky do të jetë takimi i parë nga nëntori i 2018. Do të drejtohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i ndihmuar nga i ngarkuari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”.
“Ky takim kthen diskimet dhe punën për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve. Ky takim mbahet pas takimit virusal të së premtes me Presidentin e Francës, Emmanul Macron dhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel”.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...