I infektuari me COVID-19: Është sëmundje që nuk fal

08:13 | 6 Korrik 2020
M. A.

1160 persona janë të sëmurë aktivë me COVID-19 në Shqipëri. 89 prej tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërkohë pjesa tjetër është izoluar në shtëpi.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video të Policisë së Shtetit teksa komunikon me këta qytetarë.

Gjatë takimit me uniformat blu, nuk kanë munguar edhe rrëfimet e personave që e kanë kaluar mbi shpinë këtë sëmundje. I tillë ishte edhe ai i një zotërie, i cili tregoi se kjo sëmundje nuk fal. Ai bëri thirrje që të tregohet përgjegjshmëri mes qytetarëve.

“Nuk duhet të dalin në asnjë mënyrë. Është një sëmundje që nuk fal. Ajo varet pastaj nga trupi, kush ka një sëmundje. Duhet që jo vetëm t’i dëgjojmë, por duhet t’i vemë në praktikë. Duhet të jenë të përgjegjshëm për higjienën personale. E mira është që secili të bëjë punën e vet dhe qytetarët të bëjnë detyrën e përbashkët”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale