Komisioni Zgjedhor i Serbisë miratoi sonte raportin për rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për deputetë, sipas të cilit shtatë lista zgjedhore hynë në parlament.
Pjesëmarrja në votime ishte 48.93 për qind dhe më shumë vota fitoi lista elektorale “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë” 60.65 për qind ose 188 mandate, pasuar nga lista zgjedhore “Ivica Daçiq – Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS) – Dragan Markoviq Palma” me 10.38 për qind ose 32 ulëse.
Lista zgjedhore “Aleksandar Shapiq – Fitorja për Serbinë” fitoi 3.83 për qind ose 11 ulëse, lista “Aleanca e Hungarezëve Vojvodina – Istvan Pastor” fitoi 2.23 për qind ose 9 ulëse.
“Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitoi 26.437 vota ose 0.82 për qind, duke marrë tri mandate. “SDA Sanxhak – Dr. Sulejman Uglanin” gjithashtu hyri në parlament me 24.676 vota ose 0.77 për qind duke marrë tri ulëse.
Lista “Akademik Muamer Zukorliq – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (PSP) – Partia Demokratike e Maqedonasve” fitoi një për qind ose katër mandate.
Të drejtë vote në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor dhe 1 korrik, patën mbi 6,5 milionë qytetarë.
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...