Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij është tashmë duke menduar dhe duke u përgatitur për ta mposhtur Juventusin, menjëherë pasi e dha një goditje të fuqishme Lazios duke e mundur 3:0.
Milani po vinte nga një barazim befasues 2:2 me SPAL-in në mesjavë, por e mori veten dukshëm dhe e mbizotëroi plotësisht Lazios në Stadiumin Olimpik të Romës, falë golave nga Hkan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic, transmeton Gazeta Express.
“Ekipi luajti shumë mirë dhe jemi të kënaqur me fitoren, por me një orar kaq të ngjeshur, tani po mendojmë për Juventusin”, tha Pioli për DAZN.
Milani është në kërkim të një vendi në Ligën e Evropës dhe është në pozitë të mirë për ta arritur atë.
“Ne e dimë pozitën tonë në renditje dhe duhet të vazhdojmë përpara kështu. Kjo do të jetë ndeshja e katërt kundër Juventusit këtë sezon. Juve është rritur javëve të fundit, por edhe ne gjithashtu”, shtoi ai.
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...