Të paktën 14 njerëz dyshohet se kanë ndërruar jetë në një shtëpi kujdesi në ishullin jugor të Japonisë, Kyushu, pasi reshjet e shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje masive.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga zona.

Ndërkohë, kryeministri, Shinzo Abe, urdhëroi vendosjen e 10 mijë trupave, për t’ju bashkuar ekipeve të shpëtimit.
Sipas parashikimeve, shiu do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa Abe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në gjendje gatishmërie.
Dyshohet se edhe dy persona të tjerë ndërruan jetë nga një rrëshqitje dheu në qytetin e Tsunagi, dhe disa të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri