Ambasada e SHBA në Shqipëri ditën e djeshme ka organizuar një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një statusi në rrjetin social Twitter ka postuar foto nga momentet e festës.

Të gjithë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare janë mbledhur në rezidencën e ambasadores amerikane.
Në fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim shihet se në ceremoni ka qenë kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidenti Ilir Meta, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Në këtë takim nuk mund të mungonte ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka qenë krah politikanëve shqiptarë.
“E nderuar të festoj 244 vjetorin e tonë me Ilir Metën, Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Lulzim Bashën. Faleminmderit të gjithëve miqve shqiptarë për urimet. Shohim përpara për festime më të mëdha vitin tjetër”, shkruan ambasadorja Kim në postim.

Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren
Dheu i Bardhë: Konfiskohen mbi 122 mijë euro dhe valutë e hu...
Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tan...