Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keqi, nuk është ndarë aspak i kënaqur me epilogun përfundimtar të ndeshjes ndaj Vushtrrisë (2-2).
Ai ka folur edhe për pikat e dobëta të skuadrës së tij duke theksuar se duhet të përmirësohen më tepër në repartin defansiv, ndërkohë që pret të rikthehen me rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.
“Nuk kishim koncentrim. Nuk po arrijmë të menaxhojmë ndeshjen. Është mungesa e përvojës”.
“Po pranojmë gola të lehtë dhe kjo nuk është hera e parë”.
“Këto dy pika mund të na kushtojnë në luftën për ekzistencë, duhet të përgatitemi më mirë psikologjikisht për ndeshjen e radhës ndaj Dukagjinit”, deklaroi Keqi për “Super Sport Kosova”.
Në ndeshjen e radhës skuadra e Flamurtarit do të takohet me Dukagjinin, ndërsa kuqezinjtë mbesin në vendin e shtatë me 37 pikë.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...