Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, është pritur nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit Ruçi e përgëzoi kryeministrin Hoti për detyrën e re, duke theksuar se ai dhe Qeveria e Kosovës do ta kenë përherë mbështetjen e shtetit shqiptar në avancimin e agjendës së integrimit euroatlantik.
Kryeministri Hoti, pasi falënderoi kryetarin Ruçi për pritjen, vlerësoi ndihmën që Shqipëria i ka dhënë institucioneve të Kosovës, duke thënë se kjo na inkurajon që të vazhdojmë edhe më tutje shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve tona./arbresh.info
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...