Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra e tij s’ishte mjaftueshëm e motivuar për ndeshjen kundër Manchester Cityt, duke thënë se i pëlqeu qëndrimi i skuadrës së tij, përkundër disfatës me rezultat 4:0.
Manchester City ia bëri gardën e nderit Liverpoolit para se të niste ndeshja në stadiumin Etihad, për nder të triumfit të parë të Liverpoolit në ligë në 30 vjet, transmeton Gazeta Express.
Kevin de Bruyne e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes nga pika e penalltisë, para se Sterling ta finalizonte një kundërsulm të shpejtë për ta dyfishuar epërsinë pas vetëm rreth 30 minutave lojë.
Phil Foden e shënoi golin e tretë për nikoqirët, duke e mposhtur portierin e Liverpoolit, Alisson, pas një bashkëpunimi të mirë në një aksion me De Bruynen.
City vazhdonte të kërkonte gola edhe më tutje në pjesën e dytë të ndeshjes dhe Sterling mendoi se e kishte shënuar golin e tij të dytë në minutën e 66-të, megjithatë goditja e tij u devijua nga Alex Oxlade- Chamberlain, i cili e mori meritën e golit si autogol. Ndërsa, një gol i vonë nga Riyad Mahrez u anulua nga VAR për shkak të një prekjeje të topit me dorë nga ana e Foden.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4:0, por epërsia mund të kishte qenë edhe më e thellë shkaku i numrit të madh të rasteve të mira të krijuara nga djemtë e Pep Guardiolës. Por, Klopp e lavdëroi skuadrën e tij për qëndrimin që e pati në këtë ndeshje.
“A ishte kjo ndeshje e rëndësishme për ne? Unë e pash një qëndrim brilant. Ata ishin më të shpejtë se ne në mendje. Neve na mungonte rrjedhshmëria e lojës. Kundër Manchester Cityt, ti ke gjithmonë probleme të mëdha”, ka thënë Klopp.
“Ne patëm momente të mira, patëm raste të cilat nuk i shfrytëzuam. Duhet ta pranojmë këtë rezultatin. Nëse doni të shkruani që nuk ishim të përqendruar, atëherë bëjeni këtë. Mua më pëlqeu qëndrimi i skuadrës sime, ju po më pyesni përsëri”.
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...