Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, ku një automjet që drejtohej nga një grua në tentativë për ti shpëtuar përplasjes me një kamion me targa Kosove, është përplasur me anësoret e rrugës.
Burime për Abc News bëjnë me dije se për shkak të dëmtimit të makinës, drejtuesja e automjetit e cila ka marrë plagë të shumta në trup, ndodhet akoma në makinë, po punohet për nxjerrjen e saj.
Ndër të tjera mësohet se makina ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por nga goditja ka ndryshuar korsi.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...