Restorantet të cilët kanë salla të mëdha për dasma presin vendimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për fillim të punës së tyre, e që duhet të miratohen në javën e ardhshme.
Ata tashmë kanë dorëzuar propozime shtesë të protokolleve, por nuk ka përgjigje nga komisioni.
Disa prej propozimeve, sipas Martin Angellovskit, nënkryetar i Odës Ekonomike Turistike, është që të përgatitet lista e mysafirëve të pranishëm që e ka të gatshme dasmori dhe organizimi i dasmës në podium të caktuar.
“Siguria do të jetë maksimale sipas protokolleve për punë dhe shumë më e sigurt se sa shembujt e deritashëm ku njerëzit vetorganizohen pa pasur protokoll”, tha nënkryetari i OET, Martin Angellovski.
Ai bëri të ditur se Qeveria e Maqedonisë tashmë ka marrë vendim për organizimin e koncerteve, hapjen e kufijve dhe vendime tjera që kanë rrezik më të madh se sa dasma.
“Presim nga mbledhje e ardhshme e komisionit të miratojë rekomandime për hapjen e biznesve tona. Gjendja e të gjithë operatorëve ekonomik të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekt janë të ndërlidhur me restorantet e dasmave, si grupet muzikore, fotografët, kompanitë që bëjnë dekorime, lulishtet, artarët dhe rrobaqepëset është e keqe. Nëse nuk miratohen rekomandimet për hapje do ta përdorim të drejtën tonë demokratike për protestë”, tha mes tjerash Angellovski./telegrafi
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...