“Los Blancos” e kanë një mundësi të artë sonte të shkojnë në +4 pikë ndaj Barcelonës nëse e mundin Getafen.
Real Madridi e ka një mundësi të artë sonte për t’u shkëputur nga Barcelona dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Spanjë.
“Los Blancos” gjenden një pikë përpara gjigantit katalunas, por e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan Gazeta Express.
Prandaj, ekipi i Zinedine Zidane është i vetëdijshëm se sonte i duhet me patjetër fitorja ndaj Getafes, për t’i ikur katër pikë kampionit aktual spanjoll.
Barça dështoi të fitonte në dy ndeshjet e fundit, e në anën tjetër “Los Blancos” po tregojnë formë të lartë.
Realit do t’i mungojë Eden Hazardi sonte, por trajneri Zidane ka alternativa të tjera.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 33-të të La Ligas.
Dueli në mes të Realit dhe Getafes do të fillojë në orën 22:00.
Nëse e fiton këtë lojë, më pas Reali do t’i kishte edhe pesë finale për ta ruajtur pozitën e parë.
Nga këto pesë ndeshje, edhe nëse barazon dy herë, Reali prapë shpallet kampion.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim