Kreu i LDK-së Isa Mustafa, më rastin e shënimit të 30 vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, është shprehur se kjo dekleratë i hapi rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb, dhe hapi rrugën e synimeve të popullit të Kosovës për liri, barazi, shkruan arbresh.info.
Mustafa po ashtu ka theksuar se edhe pas tre dekadash u jemi mirënjohës delegatëve të kohës për guximin dhe vendosshmërinë.
Kjo është letra e Mustafës
“Dekarata e 2 korrikut të vitit 1990, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Ajo i hapi rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb, dhe hapi rrugën e synimeve të popullit të Kosovës për liri, barazi e më së shumti për të drejtën natyrale për krijim të shtetit tonë. Pas tre dekadash u jemi mirënjohës delegatëve të kohës për guximin dhe vendosshmërinë që edhe në ato kohë të vështira me tytat e automatikut serb mbi krye, nuk u ndalen së kërkuari lirinë, e pavarësinë e vendit tonë . Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1999, është gurë-themel i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, andaj duhet ta kujtojmë përherë si faqe të ndritur për shtetin tonë”., ka thënë Mustafa./arbresh.info/
Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për...
Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret n...
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...