Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të komunës së Suharekës.
Viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte.
Derisa të njëjtit ishin duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit i moshës së mitur ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë, duke shtënë disa herë në drejtim të viktimës, transmeton arbresh.info.
“Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftimi ne policisë.
Me urdhër të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./arbresh,info/
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...