Referendumi i Rusisë për ndryshimet kushtetuese, sipas rezultateve paraprake votuesit në mënyrë të jashtëzakonshme miratojnë amendamentet që do të lejojnë Vladimir Putinin të qëndrojë në pushtet deri më 2036.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha që me mbi 30% të votave të numëruara, ndryshimet u miratuan nga 76% e votuesve, transmeton portali arbresh.info.
Deri në orën 17:00 sipas kohës lokale, pjesëmarrja ishte pak nën 65%, tha komisioni zgjedhor.
Votimi fillimisht u planifikua për 22 Prill, por u vonua nga shpërthimi i koronavirusit. Putini dha dritën jeshile për referendumin muajin e kaluar, duke pretenduar se epidemia kishte arritur kulmin.
Për herë të parë, rusët kishin shtatë ditë për të hedhur votat e tyre. Korniza kohore javore u prezantua për të rritur pjesëmarrjen, duke marrë parasysh rreziqet e mbajtjes së një zgjedhjeje gjatë pandemisë./arbresh.info/
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...