Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndhal, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në Kosovë si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj informoi Ambasadorin Norvegjez për zhvillimet politike në vend, prioritetet e zyrës së tij dhe angazhimin në luftimin e korrupsionit, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e integrimeve evropiane, si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadorin Jens Erik Grøndhal dhe Norvegjinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit Norvegjez ndaj Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...
Kosova, shtet i krizave
Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet ...
Ish-ambasadori i Kosovës për konferencën e Kurtit me Feride ...
Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?