Pezullimi i Ligjit për paga nga Gjykata Kushtetuese, ka bërë që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, të mbaj një takim sot më përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve në sektorin publik.
Më të filluar takimi kryeministri Hoti kërkoi nga ata që të kenë bashkëpunim në këtë kohë emergjente, raporton arbresh.info.
“Do të fillojmë t’i adresojmë vërejtjet e Gjykatës që i ka pas ndaj ligjit. Duke qenë që jemi në këtë gjendje të pandemisë. Unë dëshiroj që në emrin tim të shpreh zotimin që të punoj ngushtë me ju që sa më parë ta dërgojmë ligjin në Kuvend. Kërkoj mirëkuptimin e juj që të vazhdoni të bashkëpunoni me ne. Pasi jemi në një situatë emergjente, në mënyrë që mos të kemi situatë më të vështirë”.
Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura pas takimit Hoti do të mbaj konferencë për media./arbresh.info/

Gjykata Kushtetuese e shpallë të pavlefshëm Ligjin për Paga në Sektorin Publik
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...