Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë për rastin “Lidhja ndërkombëtare”, në të cilin të akuzuar janë Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska.
Ata dyshohen për vepra penale “mashtrim” dhe “larje parash”, ndërsa procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrillova-Efremova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli për vlerësim më 12 maj të këtij viti në tërësi e pranoi aktakuzën ndaj subjektit juridik “Lidhja ndërkombëtare” dhe pesë personave fizik për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash”, si dhe vepra tjera të dënueshme me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardijan Amzoski, se do të marrin pjesë në projektin “Lidhja ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit “Boki 13” dhe i kanë dëmtuar me disa miliona euro.
Themeluesi i organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” Bojan Jovanovski, është dënuar me nëntë vjet burg në rastin “Haraçi”, ku akuzohet për “marrje të dhuratës për ndikim të paligjshëm” dhe për “larje parash”, së bashku me ish-prokuroren Katica Janeva, e cila u dënua me shtatë vjet burg.
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...