Kryetari i Ferizajt ka marrë vendim që të mbyllen çerdhet publike deri më 1 gusht për shkak të përhapjes së pandemisë në këtë komunë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për informim në komunën e Ferizajt, nëpërmjet një njoftimi.
“Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marrë vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 gusht 2020. Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin