Një kalimtar është goditur nga një makinë në lëvizje në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet.
Si pasojë, personi ka pësuar lëndime trupore.
Këtë e konfirmon për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën Bill Klinton, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut”, tha ajo për arbresh.info.
Ndërkohë në adresë të portalit ka arritur një video ku shihet kalimtari i shtrirë në tokë nga lëndimet e marra./arbresh.info/
Paralajmërim! Pamjet mund të jenë të rënda për personat e ndjeshëm!
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...