Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur adresim politikanesk atë të sotmin të Presidentit Hashim Thaçi.
“Mu duk jo aq burrëror sa ai i Haradinajt kur shkoi për në Hagë dhe dha dorëheqje”, ka thënë Spahiu.
“Besoj që kjo nuk është as në të mirën e tij as të Kosovës. Në momentin që ka dëgjuar për aktakuzën është dashur të japë dorëheqje dhe të fillojë sfidën e re jetësore. Jo gjithmonë rruga jetësore është e shtruar me tepi, është e shtuar edhe me gjemba. Është pak e gjasshme që aktakuza të mos konfirmohet. Duhet t’i përgjigjet sfidës sikurse Haradinaj”.
Spahiu në Edicionin Special ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mund të jenë sakrifikuar në këtë rast.
“Amerikanët. Pazari mes Kosovës dhe Serbisë për njohje apo negociatat Kosovë-Serbi esencialisht bëhen mes Amerikës dhe Serbisë ku Kosova ka rol formal që do të duhet në fund ta nënshkruajë marrëveshjen. Çmimi për njohjen e Kosovës bëhet mes amerikanëve dhe Serbisë”.
“Amerikanët kanë sakrifikuar Boltonin pse mos t’i sakrifikojnë Thaçin, Veselin apo dikë tjetër. Për interes kombëtar amerikanët i kanë sakrifikuar edhe presidentët e tyre”.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...