Presidenti aktual i Islandës, Gudni Johannesson, është rizgjedhur për këtë post, duke fituar 92.2 për qind të votave të përgjithshme.
Në anën tjetër rivali i tij, biznesmeni dhe njëherit politikani Gudmundur Franklin Jonsson, ka fituar 7.8 për qind të votave, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Reuters, 66.9 për qind e qytetarëve kanë dalë për të votuar, më saktësisht 168.821 qytetarë kanë votuar.
48-vjeçari Johannesson, kishte fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke u bërë presidenti më i ri i Islandës.
Gjatë mandatit të tij ka filluar betejën për ndryshimet kushtetuese, që do të duhej të finalizoheshin në vitin 2025.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...