Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se përdorimi i masave do të jetë i domosdoshëm gjatë tërë kohës.
Ai këtë e ka deklaruar pas takimit të komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirus, shkruan arbresh.info.
Hoti ka shtuar gjithashtu se çdokush që nuk i respekton, mbajtjen e maskës dhe distancën fizike bënë vepër penale.
“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dal jashtë kontrollit, jeta e qytetarëve është mbi të gjitha. Kemi 49 raste me fatalitet, klinika infektive është e stërmbushur. Masat janë shumë të thjeshta dhe shumë të qarta, maskat, distanca fizike dhe larja e duarve. Jemi të obliguar t’i respektojmë, çdokush që nuk i respekton bënë vepër penale sepse rrezikon jetën e vet dhe të qytetarëve të tjerë”, ka thënë ai.

I pari i Qeverisë ka shtuar gjithashtu se inspektorët do të jenë 24 orë në rrugë për inspektim.
“Diskutuam për masat që do t’i ndërmarrim duke filluar nga reduktimi i të punësuarve në institucione, do të mbyllen të gjithë sektorët ku ka raste të paraqitura, duhet detyrimisht të kontrollohen që personat që janë të infektuar të mbesin të izoluar, të aktivizohen shtabet lokale të komunave. Inspektorët do të jenë 24 orë në rrugë dhe nëse nuk mbani maskë do të dënoheni në përputhje të ligjit”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 100 personave.
“Do të ndalojmë grumbullimin e peronave dhe qytetarëve të hapësira të hapura dhe të mbyllura në më shumë se 100 persona, ceremonitë mortore të rregullohen vetëm me rrethin e ngushtë, të gjitha resurset shtetërore i kemi bënë në dispozicion”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu ka thënë se ‘jemi në rrezik nga vala e dytë e koornavirusit.
“Për shkak të ngarkesës së madhe u kërkua që të rriten edhe kapacitet me infermier shtesë, do të rrisim së paku edhe për 100 këtë numër. Jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni në mënyrë që të mos ketë nevojë ta mbyllim komplet ekonominë siç ka ndodhur në valën e parë”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë