Afër 2 milionë euro i ka kushtuar komunës së Deçanit tenderi për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve për tri vitet e ardhshme
Saktësisht 1 milionë e 933 mijë euro është vlera e tenderit tashmë të dhënë. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Aty thuhet gjithashtu se vlera e tenderit fitues ishte e përafërt me vlerën e parashikuar me hapje të kontratës.
Në mesin e 6 tenderëve që kishin aplikuar, fitues kishte dalë ‘,Lika Trade” Sh.p.k.’ nga fshatin Isniq i komunës së Deçanit.

Kjo kompani është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në shtator të vitit 2006. Kompania në pronësi të Fadil Likajt dhe Sali Likajt ka kapital prej 5 mijë euro.
Aktiviteti primar i kompanisë është ‘thyerja e gurit, formësimi dhe dhënia e formës përfundimtare’, ndërsa sekondar ‘prodhimi i artikujve të tjerë prej betonit, llaçit dhe çimentos’.
Në tenderin për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve për tri vitet e ardhshme në komunën e Deçanit kishin aplikuar edhe 5 kompani të tjera, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 2 005 075,00 euro./arbresh.info/

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...