Një rast i vjedhjes është raportuar mesditën e së shtunës në Pejë.
Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga vetura e tij i janë vjedhur pasaporta dhe një telefon, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se vetura e viktimës ishte në një parking.
“Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka njoftuar se gjersa kishte parkuar veturën e tij në një parking, persona të panjohur i kanë vjedhur nga vetura pasaportën dhe një celular me vlerë rreth 400 euro”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu PK ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...