Zjarrfikësit në Kosovë do të bëhen me uniforma të reja.
Tashmë është shpallur edhe tenderi për këtë furnizim, shkuan arbresh.info.
E, sipas njoftimit për kontratë të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për tenderin me titull ‘Furnizim me uniforma te punës për zjarrfikës’, vlera e parashikuar e kontratës është 800 mijë euro.

Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj ndërsa te përshkrimi i shkurt i lëndës së kontratës thuhet se ‘furnizimi me uniforma të punës do të bëhet për Njësit
Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në nivel të vendit’.
Aty gjithashtu janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes, ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhëni te kontratës. Lloji i procedurë është i hapur, e afati i fundit për pranim të tenderëve është data 02.07.2020.
Ndryshe më 4 maj, në ditën ndërkombëtare e zjarrfikës dhe Shpëtimit, këta të fundit kanë deklaruar se nuk kanë kushte të mira pune. Ata janë ankuar për shumë paqartësi sa i përkët Kompetencave Menaxhuese, Statusi i pa Definuar dhe gjithashtu edhe sa i përket te drejtave te punëtorëve, shkeljeve dhe diskriminimeve
Pajisjeve te punës, dhe aspektet tjera./arbresh.info/

Dita Botërore Kundër Kancerit
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...
Pas vendimit të PZAP-së, analistët paralajmërojnë zgjedhje t...