Me një ndeshje shumë të fortë ka përfunduar edicioni 2019/2020 në hendbollin kosovar. Besa Famgas ka kompletuar një edicion perfekt duke ia shtuar Kupën e Kosovës trofeut të kampionit që e kishte fituar më herët.
Besa Famgas në finale të Kupës së Republikës së Kosovës (meshkujt) e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë, 23-21. Finalja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Kupën për Besën e kanë ndarë ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Medaljet e arta për lojtarët e Besës i kanë ndarë presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit.
Armand Çakalli i Federatës Shqiptare të Hendbollit dhe Afërdita Fazlija, zv. drejtoreshë e DS ndanë medaljet e argjendta për Prishtinën.
Finalja ishte shumë e fortë, bindshëm ndeshja më e fortë e këtij edicioni.
Prishtina kishte epërsi fillestare kurse rezultati u barazua në minutën e 11-të. Më pas Besa Famgas kaloi në epërsi kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 12:10. Rezultati i ngushtë ishte edhe gjatë gjithë pjesës së dytë. Prishtina u afrua në një gol në katër raste, por pa ia dalë të barazojë. Loja ishte e hapur deri në fund. Sidomos në mbrojtje skuadrat ishin pa kompromis.
Te Besa Famgas u dallua me efikasitet Drilon Tahirukaj me 10 gola. Kontribut dha edhe portieri Arti Luzha si dhe gjithë të tjerët. Te Prishtina tetë gola i shënoi D. Terziqi, kurse pritje të shumta kishte portieri Armir Agushi.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...