Një tjetër fundjavë plot trafik është shënuar në qytetin e Vlorës.
Kjo e dielë ka regjistruar numrin më të lart të deritanishëm të pushuesve vendas të ardhur nga rrethet të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet kryesisht në rrethinat jashtë Vlorës si në Rradhimë, Orikum, Dhërmi, Himarë, Palasë, Drimadhes etj.
Mbrëmjet e së dielës sjellin në Vlorë trafikun e rënduar të automjeteve që kthehen sërish në shtëpitë e tyre pasi të hënën i pret puna dhe rutina e zakonshme.
Radhët kilometrike të automjeteve ka shkaktuar kaos në aksin më problematik të qytetit, atë nga Orikumi në Ujin e ftohtë dhe anasjelltas.
Bëhet fjalë për një rrugë më tepër se 21 km vetëm me një korsi, me dy kahe lëvizjeje, e cila nuk përballon fluksin e madh të pushuesve.
Kjo rrugë ndër vite në këtë periudhë ka qenë problematike, teksa këtë vit e vështirësojnë trafikun dhe punimet për realizimin e Lungonares në mesin e sezonit turistik.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...