Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të shtunën se përmbyllja sa më shpejtë e procesit të dialogut është në interesin e Kosovës si dhe të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara.
Këto komente kryeministri Hoti i bëri pas vizitës në Bruksel, ku thotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se takimi në Uashington do të ndodhë, por që së shpejti pritet të caktohet data e re, transmeton portali arbresh.info.
“Çështja e fundit është procesi i dialogut, pavarësisht ndryshimeve, ne mbesim të përkushtuar për procesin e dialogut si Qeveri, besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, e njëjta gjë na është kërku edhe nga ata zyrtarë që dje kemi takuar. Është me interes për shtetin e Kosovës që ky proces të mbyllet sa më shpejt duke qenë se ka interesim të madh nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, kemi shtyrë takimin e paraparë për 27 qershor. Pas diskutimeve me Grenell jemi dakorduar që ta shtyjmë për një datë që pritet të ndodhë së shpejti, ku do të njoftoheni ju”, deklaroi kryeministri Hoti.
Kryeministri i bëri këto komente në një konferencë shtypi pas kthimit nga Brukseli./arbresh.info/
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për P...
Vriten 40 palestinezë në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedo...
S’ka më toka të zëna – Rama njofton reformë të re ligjore
Parlamenti Europian miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spirop...
Deputeti i LDK-së reagon ndaj VV-së: “Qetësohuni se i keni b...
Barcelona ka 50 milionë euro në tavolinë për Ferran Torres, ...